Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bakojanis: Ja detyrat që duhet të plotësoni

Go down

Bakojanis: Ja detyrat që duhet të plotësoni Empty Bakojanis: Ja detyrat që duhet të plotësoni

Post  Shqiptari Thu Feb 12, 2009 11:23 pm

Në fund të vizitës njëditore, Bakojanis flet për sfidat që Shqipëria duhet të përmbushë

"Shqipëria duhet të përparojë me reformat në legjislacion dhe në gjyqësor, në fushën e pronave, zgjedhjeve"
TIRANË- Kryetarja e radhës e OSBE-së, ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në vizitën njëditore të zhvilluar dje me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, la pas një sërë detyrash që Shqipëria duhet të plotësojë, me qëllim arritjen e objektivave të saj në rrugën e integrimit Euroatlantik.
"Shqipëria ka bërë një progres të prekshëm gjatë këtyre 18 viteve, por përpara shtrohen ende shumë sfida: Reformat në gjyqësor dhe procesi zgjedhor duhet të përmbushin standardet e OSBE-së",- tha dje Bakojanis në përfundim të vizitës njëditore.

Lidhur më zgjedhjet, ministrja e Jashtme greke theksoi se do të dërgohen vëzhgues sapo qeveria shqiptare të paraqesë kërkesën.
Kryetarja e OSBE-së tha se zgjodhi të vizitojë Evropën Juglindore në fillim të marrjes së kryesisë greke për vitin 2009, për të treguar se "OSBE-ja është në një pozitë unike për ta ndihmuar rajonin në rrugën e vet drejt progresit".
"Kryesimi ynë i OSBE-së për vitin 2009, do të sjellë përfitime si për Ballkanin Perëndimor në tërësi, ashtu edhe për Shqipërinë në veçanti",- tha ajo. Në takimet me partitë politike në Tiranë, Bakojanis theksoi nevojën për të forcuar më tej mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shtetin e të drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.
Bakojanis ka mirëpritur gjithashtu debatin politik konstruktiv që është zhvilluar në vend. "Klima pozitive e konsensusit politik për reformat më kryesore në Shqipëri, e ka forcuar stabilitetin politik,"- u shpreh ajo, duke shtuar se është e domosdoshme që kjo tendencë të ruhet dhe të vazhdohet me zbatimin e reformave kyçe.
"Për të vazhduar në rrugën drejt integrimit Euroatlantik, Shqipëria duhet të përparojë me reformat e saj në legjislacion dhe në gjyqësor, si dhe në fushën e pronave, zgjedhjeve dhe administratës, si dhe duhet të punojë për rritjen e kapaciteteve parlamentare, antitrafikimin dhe antikorrupsionin,"- tha Bakojanis Në këto përpjekje, ministrja e jashtme greke shtoi se Shqipëria ka mbështetjen e palëkundur dhe aktive të prezencës së OSBE-së në vend.

Një tjetër shqetësim i shfaqur dje nga Kryetarja e radhës së OSBE-së, Dora Bakojanis, ishte edhe ligji i lustracionit. Në konferencën për shtyp, të mbajtur dje me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, Bakojanis theksoi se, "Ne kemi shprehur shqetësimet tona rreth këtij ligji, kemi diskutuar me qeverinë shqiptare, dhe do të ndjekim nga afër zbatimin e këtij ligji".
Ndërsa në takimin me kryeministrin Sali Berisha, është rënë dakord që të kërkohet ndihma e një grupi ekspertesh për zbatimin e ligjit.
Të paktën kështu thuhet në njoftimin zyrtar të Kryeministrisë, ku, ndër të tjera, citohet se gjatë takimit me Bakojanisin, kryeministri është shprehur se qeveria shqiptare do ta vlerësonte maksimalisht faktin nëse ekspertë çekë të ligjit të lustracionit do të mund të vinin në Shqipëri për të ndihmuar për zbatimin e tij.


Bakojanis: Ja detyrat që duhet të plotësoni Bahsa%20bakojani%20LSA



Ditën e parë gëzohet tradhtari, ditën e dytë armiku, ditën e tretë vjen Dënimi!!!
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum