Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mafia e Terbuar

Go down

Mafia e Terbuar Empty Mafia e Terbuar

Post  I Pakapshem Tue Feb 10, 2009 3:16 am

Meqënëse “çunat” e politikës po e rrotullojnë në gojë “fjalën” e fundit e nuk po e thonë, duke dëshmuar kështu prirjet e tyre seksuale, atë herë po e them unë.

Çështja e mediave ka përmasa të paimagjinueshme joligjore dhe jokombëtare. Pro-serbizmi i Frangajve të Klanit dhe këlyshëve të tij Fevziu, Shkullaku, Demi etj, është prej kohësh problem serioz i sigurisë kombëtare.


Sikurse çështja e mediave është bërë temë e nxehtë diskutimi, them se edhe regjistrimi i shtetasve në regjistrin themeltar, siguria kombëtare, gjykatat dhe prokuroritë e superkorruptuara, këto e të tjera, janë kthyer në çështje tepër të prekshme që kërkojnë t’u jepet zgjidhje ligjore, morale dhe historike.

Por këtë koment po e nisim me qëllimin për të folur mbi median, duke marrë në shqyrtim strumbullarin e tërë kësaj sherrnaje shterpë, piramidën e kuqe Top Channel.

Top Channel nuk është vetëm media, pra një strukturë me prezencë aparaturash teknoligjike dhe disa gazetarë të rekomanduar. Ata, të rekomanduarit, janë në punë prej piramidës hierarkike të Sokolit, sepse në fakt baballarët apo nënat e tyre punonin fort për të jatin e Sokolit, Enverin. Këta baballarë piramidën e ndërtuan dhe tanimë po e mbrojnë me ç’të munden, edhe me bijtë e tyre. A e dini se bija e kujt është Rudina e shëmtuar Xhunga? A e dini se ç’të kaluar kanë disa gazetarë, drejtues dhe administratorë të këtij subjekti juridik që vepron në fushën e informacionit? Jua them unë. Janë bij të ish-sigurimsave dhe oficerëve më të fëlliqur, ose po ata vetë, pra bijtë e palodhur të Top-it të angazhuar me Partinë e Punës dhe sot përfitues të parave të drogës që pastrohen aty.

Të gjithë ata që punojnë aty e dinë se nga vijnë u vijnë paratë por heshtin me konsensus dhe bëjnë pjesën e tyre prej krimbi që zvarritet.

Dy janë elementët që i krijojnë vështirësi objektive këtij televizioni që është edhe shumë i diskutueshëm për nga programet e tij antikulturore.

1-Tani i Top Channel është një rrugaç ordiner, bir i një “familje” mafioze komiuniste e kryesuar nga Sokol Hoxha (i biri i Nexhmije Hoxhës).

2-Ky televison u ndërtua me kokëfortësi kriminale komuniste, në tempullin e së keqes, ndërtesës ku u vendos të prehet trupi i diktatorit Enver Hoxha, i jati ligjor (pra i pavërtetuar gjenetikisht) i Sokolit.

Për t’i rrënuar dhe për t’i dërguar aty ku duhet këta padronë të jetës publike dhe ekonomike shqiptare, duhet moral. Duhet moral politik, të cilin qesharaku Berisha nuk e ka. Moral nuk ka, por nuk ka as kurajo. I mungon kjo e fundit sikur i mungon modeli dhe etika qytetare për t’u përballur ndaj çdo rrugaçi, bande, nepotizmi, abuzimi dhe antishqiptarizmi. Ka frikë nga lapraksi ordiner Tani njësoj siç ka frikë nga greku Bollano.

Kur serbi Berisha, i cili ka mbi kurriz akuzën për tradhti të lartë ndaj atdheut, e akuzoi drejtpërsëdrejti rrugaçin Tani për trafik ndërkombëtar droge dhe për vrasjen e Vajdin Lames, ortakut të tij më të ngushtë falë të cilit i ngjiti shkallët e karrierës së narkotrafikut, i gjithë grupi politik që u prek nga kjo akuzë u çua në këmbë dhe bërtiti njëzëri. “Ky është grusht shteti!”.

Ju të gjithë e patë dhe tashmë e dini se kush janë ata që narkotrafiku i mban peng dhe u dikton aprovim ose abrogim ligjesh për politikat rajonale. Ishin disa “parlamentarë”, disa “gazetarë”, përfaqësues të “shoqërisë civile” etj.

Ky grup i vënë në shërbim të mafias e përdhunoi sadomazokistin Berisha me akuzën për tradhti kombëtare, në lidhje me rastin e shitjes së naftës serbëve. Sepse mafia fillimisht të serviloset, të kërkon hapësira lehtësuese e pastaj të ul në gjunjë duke i blerë të gjithë sa mundet ose duke vrarë. Por ai, Berisha, qylaxhi, karrierist dhe i pamoralshëm kaloi në heshtje e tani flet përçart sa për të larë gojën duke thënë: “Mediat mafioze”.

Në fakt problemi i madh i tij është se ai ka frikë, nuk është burrë, nuk para i ka qejf gratë, e si pasojë tashmë nuk flet dot, por bën zhurmë sa për të justifikuar vetveten përpara agjensive të zbulimit dhe lobingjeve të politikës ndërkombëtare, ndaj të cilave ka marrë angazhimin se do vendosë shtetin ligjor në Shqipëri. Ai këto rezultate nuk i arrin dot sepse nuk ka moralin për ta bërë. Ai është vetë një rrugaç për çështje të tjera sigurisht, për lidhjet e tij me bandat filo-serbe apo organizatat terroriste islamike të kryesuar nga nipat e tij, kunetërit e tij, vajza dhe çdo lloj gjallese që i është afruar atij me rekomandim nga Beogradi. Pikërisht, falë Beogradit dhe falë lidhjeve bizantine intrigante të Athinës me Beogradin, Berisha është në pushtet vetëm si pasojë e firmës që ka hedhur në Athinë pas protestës “Nano ik” në vitin 2004 kur tradhtoi 120 mijë protestuesit që dolën në protesta për të përmbysur rregjimin e hajdutit Nano, i cili e inkurajonte Tanin dhe drogën e “Lorit”. U thirr si përfaqsues i atyre 120 mijë të inatosurve dhe firmosi si legen, ai me nja 15 të tjerë, vetëm për t’u ricikluar politikisht dhe për të mbijetuar fizikisht.

Ai kërkon pikërisht këtë, të mbijetojë fizikisht e këtë mund ta arrijë vetëm duke u përdredhur e duke mbijetuar politikisht. Në të kundërt, do ta likujdonin pa një pa dy tek dera e banjos së shtëpisë së tij të ndërtuar pa leje në mes të Tiranës. Do përfundonin në plehra edhe ata që i rrinë afër dhe i gjithë enturazhi i tij.

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Mafia e Terbuar Empty Re: Mafia e Terbuar

Post  I Pakapshem Tue Feb 10, 2009 3:19 am

Argumentimi dhe provat:



Piramida dihet se pse u krijua dhe në nder të kujt. Në vitet 80 u harxhuan paratë e shqiptarëve të pangopur me bukë për të ngritur kultin e Enver Hoxhës, xhelatit të tyre. Komunistët pas vitit 90-të pësuan goditje por përsëri u organizuan. Ata që ndenjën në hije dhe që nuk u ekspozuan shumë, ishin bijtë e familjes Hoxha bashkë me Sulo Gradecin rojen e gardhit të tyre.

Pa u ndier ata u organizuan goxha mirë. Sokol Hoxha e dinte ku synonte me objektivat që kishte. Synonte tregun e industrive vendase, biznesin e madh, lëndën e parë, industrinë agro-ushqimore dhe industrinë e mediave elektronike. Kjo edhe për faktin se kish studiuar vite më parë për inxhinjeri elektronike i ndjekur hap pas hapi nga babi i elektronikës në Shqipëri, prof. Lulzim Topçiu. Vitet e studimeve në Francë nuk mund t’i shkonin kot djalit të Nexhmijes që miq ka si në Francë, ashtu edhe në Beograd. Në fakt ai nuk u struk por as nuk u gabua. Priti momentin dhe si profesionist i tregut dhe i bllofeve politike, u fut në lojë me fort se ç’pritej.

Sulo Gradeci nga ana tjetër, mjeshtri i intrigave ç’njerëzore, i tregoi rrugën Ilir Metës se si të katapultohej në politikë. Po përse Ilir Meta?!-do thoni ju. U zgjodh jo për nga aftësitë e rralla të intelektit apo të prirjeve politike. Ai u zgjodh sepse ishte afër zemrës së tyre, biri dhe nipi i shokëve të ngushtë të Sillos. Djal nga Skrapari. Makinë luftarake sipas modelit mongol. I fuqishëm dhe i pakulturuar aq sa të mos prishte punë. Çdo gjë me masë. As budalla por as inteligjent. As fshatar fare por edhe pa asnjë lidhje me profilin qytetar. Shkurt një kamikaz politik i modelit bullgar, që hapin e parë e ka bërë duke firmosur në Greqi në vitet e para të demokracisë shqiptare. Më pas nuk i numërohen dot firmat antishqiptare që ka firmosur bufalaqi Meta.

Kurse Tani i vogël, rrugaçi gjysëm gei i laprakës, i cili kujdesej për flokët e tij të gjata më shumë se Dea Afërdita mbi malin e Olimpit, i shërbente dikur Vajdinit. Asnjë nuk mund ta thotë me ekzaktësi se deri në ç’pjesë të trupit i shërbente Tani Vajdinit. Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani ulte sytë e perënduar kur i dilte përpara Vajdini, njëlloj si një nuse e turpëruar. Por ky kurtizan i lëvizshëm ishte komshi edhe me të “internuarën” e privilegjuar Nexhmije, e cila banon edhe ajo në Laprakë që kur doli nga blloku i udhëheqjes. Lapraksi i vogël Tani, gei me raste dhe killer me aspirata, si shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste drogë. Që nga ai moment filluan t’i shërbenin të dy Nexhmijes, duke i bërë shoqërim të kualifikuar familjarëve të saj që shkonin ta takonin pothuajse çdo ditë në burg. Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani i vogël dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini, me urdhër që dyshohet se vinte nga rradhët e larta të udhëheqjes komuniste, shkonin e vinin me makinat e shtetit duke i shërbyer Nexhmijes.

Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në Shqipëri. Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes. Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani. Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta baronë të drogës?!

Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht me tritol. Tani ka mbetur akoma gjallë. Tani! Po çfarë domethënje ka kjo skenë politike e shoqërore me hijena të vogla e kalbura si: Tani, Miri, Çimi, Liri, Tiku, Lani, Goni, Tori etj, etj. Kush na i prodhon dhe na i imponon këta qyrravecë që na bëjnë sfilatë makinash lluksoze dhe gajasen duke përqeshur punën e madhe sfilitëse edukuese të qytetërimit?! Kush i sponsorizon këta killera që dëfrehen duke përqeshur punën dhe djersën tonë, na u japin si model fëmijëve tanë imazhin e tyre dhe gjoja “suksesin” narkotrafikantit gei?!

A e di Tani se viktimë e kujt aferave dhe sa jetëshkurtër është?! Këtë pyetje nuk e shtroj për zgjidhje se më vjen keq për Tanin, i cili më duket edhe shumë antipatik personalisht, por e bëj për t’i thënë brezave të rinj se nuk është ajo rruga për t’u ndjekur. Dua t’i them rinisë shqiptare se modeli i Tanit e ka jetën e shkurtër dhe gjatë kësaj jete të shkurtër përjeton njëmijë halle e turpe, aqsa jam i bindur se thellë- thellë është penduar por nuk di ku ta përplasë kokën.

E duke vijuar, dua t’i them Tanit se ai është viktimë e djallëzisë së Sulo Gradecit, Nexhmije Hoxhës, Sokol Hoxhës, Ilir Metës, Fatos Nanos e së fundmi e Edi Ramës.

Këta ngatërrues fijesh, ishin në pushtet dhe e humbën atë. Për ta rifituar këtë pushtet iu duheshin para dhe njerëz. Njerëzit i gjetën rrugëve, të papunë e të pangopur si në rastin e tij dhe të fëlliqësirave të tjera si ai. Paratë natyrisht, i prodhuan duke shfrytëzuar ekzistencën e mijra e mijra rrugaçëve të cilëve iu dhanë mundësinë të shesin drogë rrugëve të Europës. Midis këtyre, Tani, si tip më i “shkathët” në krevat me burrat dhe më bukëshkalë, bëri karrierë më shumë se çunat e tjerë duke qënë se arriti, me mbështetjen e Ilir Metës të vinte në lojë “planin detar”. Kjo ishte droga e Tanit që vinte me det nga Turqia e cila nuk prekte fare në tokë. Kjo drogë fshihej në qeset e kafesë së tij “Lori” e cila kalonte pa u kontrolluar në doganë. Paguhej sa për të thënë një shifër e hamendësuar në doganë dhe malli kalonte pa u kontrolluar fizikisht. Kjo nuk kishte shumë rëndësi për antidrogën shqiptare apo atë italiane, pasi droga shkëmbehej direkt në det, nga anijet me kafe

“LORI” tek varkat e trafikantëve shqiptarë apo italianë. Problemi rëndonte mbi zyrën e doganave dhe buxhetin e shtetit, i cili nuk arrinte të merrte pjesën që i takonte nga tregtia e kafesë. Biznes i bukur dhe i mbështetur personalisht dhe fuqimisht nga kryeministri i asaj kohe Ilir Meta. Pratë e drogës dhe evazioni fiskal i kafesë që hynte në port, shpërndaheshin në duart e politikanëve dhe të gardistëve të tyre. Pra kuptohet se ata kanë motive mjaft të forta për t’u çjerrë e për t’u ankuar. Me paratë nuk bëhet shaka! Le më pastaj, të fillosh të lësh pa bukë gazetarët e “pavarur” që marrin një thes me lek nga piramida e Tanit.

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Mafia e Terbuar Empty Re: Mafia e Terbuar

Post  I Pakapshem Tue Feb 10, 2009 3:21 am

Me këto para të Tanit, Sokol Hoxha realizoi ëndrën e tij dhe ngriti televizionin e tij Top Channel, televizionin “model” shqiptar. Me ndihmën dhe strategjinë e Sulo Gradecit, me mbështetjen politike të Ilir Metës kryeministër që kish marrë “karta bianka” për konformizmin që tregoi gjatë luftës në Kosovë me amerikanët duke abuzuar hapur me besimin e dhënë, me paratë e drogës dhe me emrin formal të Tan Hoxhës, Sokol “naivi” siç përpiqet të shtiret nëpërmjet deklaratave televizive të së shoqes Liljana, inxhinieri i përsosur elektronik, arriti të ngrejë në këmbë “madhështinë shqiptare”. Po, po. Kështu shprehen të gjithë ata që po i bëjnë ozana Top Channel-it sot. Sokoli arriti ta realizojë ëndrën e tij por nga ana tjetër arriti të vërë në vend edhe emrin dhe nderin e të jatit, duke e mbajtur me dhunë piramidën e ndërtuar enkas për terroristin e kuq.

Ajo ndërtesë në fakt është pronë publike e dhënë me qera nga kryeministri Ilir Meta në vleftën e 1 dollar metri katror, e tashmë është kthyer në shenjën e sfidës midis së djeshmes dhe së ardhmes, vetëm për tekat dhe kapriçot e familjes Hoxha. Të gjithë e dimë këtë por nuk na duket se kjo ka shumë rëndësi për jetën tonë. Ky është gabim fatal! Nëse kjo do të ishte një çështje thjesht tatimore, ligjore apo thjesht e lidhur me frekuencat televizive etj, çdo pronar televizioni do ishte ngritur e do kishte shkuar në Gjykatë. Më pas, do kishte marrë leckat dhe do ishte trasferuar nja 200 metra më tej, në ndonjë godinë private, meqënëse nuk iu mungojnë aspak paratë. Por jo, ajo është themra e Akilit. Aty fshihet sfida ideologjike e mbajtjes së llogores së kuqe. “Ta mbajmë me çdo kusht llogoren e fundit të udhëheqësit tonë!” Kjo është motoja e atyre që janë mbrapa fytyrës së Tanit të Top Channel-it. Fytyra e tij e zverdhur nga hija e vdekjes që e ndjek hap pas hapi dhe që ai i frikësuar mundohet ta evitojë, na ofron fatalitetin e rrugës së ndjekur nga “ushtari klasik i mafies” i cili përdoret, shtrydhet dhe më pas hidhet në kanal.

Në mbrojtje të kësaj llogoreje të kuqe, pamë të gjithë qyrravecët që tërë këto vite kanë marrë para të thata nga Tani, nga Ilir Meta, nga Fatos Nano apo qoftë edhe nga Edi Rama së fundmi. Ishin aty të gjithë të tredhurit e politikës e të mediatikës. Ata që lehin kot vetëm për një pjatë supë. Ishte edhe Sokol Nako, sekretari i Ilir Metës, tre herë ministër, mediokër dhe i fjetur, burokrati i lindur. Ishte aty, pse- do thoni ju? Sepse në fakt ka kumbar Sokol Hoxhën i cili e ka sponsorizuar në tërë karrierën e tij shkollore e më pas gjatë ngjitjes së tij në shkallët e jetës publike. Ju mendonit se gjërat ndoshin rastësisht apo nga gjoja aftësitë e ndonjë individi. Jo. Gjërat në orient funksionojnë me fije, me lidhje familjare, fisnore. Qeveritë dhe punët këtu bëhen me kunetër e baxhanakë, me nipa e mbesa, me nuset e djemve etj, etj. Nuk bëhet fjalë që të angazhohemi e t’ia nisim të punojmë me atë që di t’i shkoqisë gjërat. Sokol Nako e ka edhe adash Sokol Hoxhën. Siç ka pastaj detyrime ndaj Ilir Metës që e bëri menjëherë ministër. Kjo është pak a shumë është e njëjta gjë e nuk del aspak jashtë skemës së përgjithshme të ushtrisë së vogël të sponsorizuar nga familja Hoxha-Gradeci.

Ky është zinxhiri i lidhjeve të këtij televizioni “model” që po na kthehet në çështje jete a vdekje për Shqipërinë. Sa turp! Këto janë lojra orjentale dritëshkurtra e mendësi skraparllinjsh e gjirokastritë sh. Kaq është maksimumi i tyre. Në perëndim ata quhen levantin (njerëz të vegjël të orientit). Avokati i “shkëlqyer” Nako është edhe ai nga Skrapari, e si i tillë karrierist i pandalshëm. Në ndihmë të Top-Channel këto ditë kanë dalë ata që aty hanë bukë. Kanë dalë mbi të gjitha ata që marrin rryshfetin nga ky biznes i narkotrafikut. Pra, ata që dolën dhe u çorrën gjoja në mbrojtje të Digit-Alb dhe Top-Channel, duhet ta dinë edhe pse e dinë shumë mirë, se në çdo vend të botës perëndimore, pasi qartësohet nëse një subjekt jeton me para të paligjshme, të gjithë ata që e mbështesin hapur dhe me thirrje luftarake, quhen bashkëpunëtorë të jashtëm ose të brendshëm në këtë organizatë kriminale siç është ajo e Top-Channel- it, me objekt trafikun ndërkombëtar të drogës dhe pastrimin e parave të pista. Pra hetimi i prokurorisë do t’i shihte si të hetuar penalisht të gjithë ata që po shqyeshin tek dera e Digit-Alb disa ditë më parë, në mbështetje të tezës së përfituesve direktë dhe me vetëdije nga paratë e krimit. Dënimet në këto raste shkojnë nga 3 deri 15 vjet, sipas rastit specifik në lidhje me angazhimin, pagesat dhe rryshfetet që ata marrin.

Po a ka brenda moral kjo çështje aq sa të çojë në luftë civile shqiptarët?! Sipas skraparllinjve dhe Sokol Hoxhës po. Kështu mendon edhe Nexhmija. “Rëndësi ka nderi i familjes dhe i fisit Hoxha”. Ky është mentaliteti turko-bullgar i këtij grupimi.

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Mafia e Terbuar Empty Re: Mafia e Terbuar

Post  I Pakapshem Tue Feb 10, 2009 3:24 am

Duke përfunduar dua të them se problemi nuk janë ata, sepse ata aq dinë e aq bëjnë. Problemi qëndron tek Berisha, i cili na ka zënë vendin ne të tjerëve dhe bën sikur do t’i godasë këta mostra me trajta humane. Ai nuk mund ta realizojë dot këtë goditje ndaj krimit polititk sepse nuk e ka moralin për t’u përballuar me ta. Ai është thjesht një këlysh i refuzuar i tyre dhe për këtë motiv ndihet shumë i frustruar dhe hakmarrës. Por jo për këtë arrin të gjejë forcën dhe kurajon që t’i fundosë. Kjo punë do moral e moral të fortë. Ai është një këlysh hakmarrës por i pazoti për të kafshuar, sepse edhe ai vetë është viktimë e të njëjtës sëmundje mafioze-orientale- komuniste e si i tillë nuk do mund të bëjë asgjë.

Ai, Berisha pra, Fatos Nano dhe pothuajse të gjithë kundërshtarët e klanit Hoxha-Meta, janë ziliqarë, karrierista dhe të pamoralshëm për të luajtur politika ligjore, kombëtare të pastra në shërbim të shqiptarëve. Ata që lojën e kanë filluar për karrierë, me një pjatë supë, ata që kanë spiunuar dhe vrarë miqtë e ngushtë vetëm për t’u pëlqyer shefave, nuk do ta njohin kurrë dinjitetin me të cilin bëhen politika të larta.

Turp edhe për ata që i shkojnë nga pas tv “Klanit” të dyshes perverse Nano-Berisha, qofshin këta ambasadorë, funksionarë të huaj, klerikë të lartë të të gjitha besimeve fetare, të cilët nuk po preokupohen për mirqënjen e shqiptarëve por po bien pre e dhuratave të vogla të këtyre mafiozëve të vegjël. Në çdo vend tjetër të botës, ndaj çdo padrejtësie shoqërore në dëm të njerëzve, shohim një përfaqësues fetar, i cili si lider shpirtëror i komunitet që përfaqëson, del në ballë të një proteste apo peticioni dhe i vë këmbët në një këpucë çdo kryeministri apo rrugaçi me pushtet. Por këtu kjo gjë nuk po ndodh. Gojët e liga, të drejta apo të padrejta nuk dallohet qartë, thonë se edhe krerët e besimeve fetare janë të përlyer nga politikat e pista dhe paratë e qarqeve antishqiptare. Kryepeshkopin Janullatos sot e përflet gjithë Europa për njëmijë e një punët e tij të zeza që nga kohët kur jetonte në Kenia e më pas në kurriz të shqiptarëve. Myslimanin Selim Muça e njohin të gjithë si një servil të Fatos Nanos, të Janullatosit dhe të qarqeve serbo-bullgare. Kryepeshkopin Mirdita që askush nuk e njeh, sepse nuk është as i gjallë e as i vdekur në jetën shoqërore e politike shqiptare, po e akreditojnë së fundmi si serbo-malazez, si interesaxhi të vogël që sheh rehatin e tij dhe merr para prej atyre që kanë pushtetin. Gjithashtu këtë të fundit e njohin edhe si mik të serbit Berisha dhe të dallaverxhiut Nano.

Idealet duan moral që të shkojnë përpara dhe jo interesa sa për një pjatë supë apo dhurata personale siç pranojnë të marrin drejtuesit e të gjitha komuniteteve.

Mafiozët si Sulo Gradeci do t’i hajë koha dhe sëmundjet e pashërueshme në qarkullim. Ata si Sokol Hoxha, Tan Hoxha i Top-Channel, Ilir Meta, Fatos Nano e Sali Berisha do t’i mposhtë vetëm ngritja e moralit të politikës shqiptare, që mesa duket nuk ka lidhje me drejtuesit e organizatave joqeveritare aktuale. Ato rezultojnë të gjitha të shitura në emrat e përveçëm të krerëve të tyre, fetare apo jo fetare qofshin këto organizata.

Në të kundërt, për interesin e madh dhe të pamohueshëm të njerëzve që përfaqësojnë, do kishin marrë kurajon të flisnin me gjuhën e së vërtetës dhe do vepronin me moral e dinjitet shqiptari duke i vënë përpara përgjegjësisë xhelatët dhe duke sensibilizuar opinionin ndërkombëtar.

Kështu, piramida e kuqe e Enverit, do të mbetet piramida e familjes Hoxha dhe piramida e drogës, e turpit tonë, në mes të Tiranës. Kjo për faktin se Berisha nuk ka moral, nuk është shqiptar dhe si rrjedhojë nuk mund të realizojë një operacion që në fakt kërkon ideale dhe idealista. Ai nuk është i tillë, por e keqja më e madhe është se nuk është i vetëm. Mbrapa i vjen i gjithë spektri politik shqiptar që është i kapur sipas preferencave dhe lidhjeve fisnore, nga grupe të tjera droge, konkurente me Tanin.

Fatkeqësisht, as liderët e komunitetve fetare, që do duhej të jepnin modelin e Shqipërisë së re, nuk janë në lartësinë e moralit që kërkon koha, pa përjashtuar askënd prej tyre. Por edhe ata nuk janë të përjetshëm. Ka një rritje të fortë progresive të ndërgjegjes qytetare e cila do çojë pashmagshmërisht në ç’rrënjosjen e kalbësirave nga trupi i shoqërisë shqiptare.



------------ --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- --------- ----
nga Aurel Muçaj

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Mafia e Terbuar Empty Re: Mafia e Terbuar

Post  I Pakapshem Tue Feb 10, 2009 3:29 am

28/02/2005
Vajdin Lamaj, Presidenti i Federates se Boksit dhe Zv/president i "TOP Albania Radios", eshte vrare si pasoje e nje atentati me eksploziv. Shperthimi i ekslozivit ndodhi rreth ores 01 .30 pas mesnates se sotme, ne pallatin ku banonte Lamaj.

23/05/2008
Humbi jetën presidenti i Top Media, Dritan Hoxha. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 30 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë, pothuajse përballë studiove të Top Channel.
Dua ta filloj ndryshe nga sa bene (ne menyre te turpshme e qesharake mediat Shqiptare).
Vdiq ne nje aksident D.H. dhe nje e re 27 vjeçare Entela Hysko. Entela ishte nje vajze e re, plot jete, ndersa Dritani ishte ne kerkim te destinit te tij.
Per mediat Shqiptare dhe per spikerin e TCH i cili eshte po ai qe dha edhe lajmin e vdekjes se xhaxhit Enver, Shqiperia eshte ne zi, ndersa vajza qe ndodhej ne krahe te bosit, thjesht e paperfillshme.
Siglat e emrit te saj ne kronikat e lajmeve me goditen me shume se vete lajmi.
Ky eshte informacioni shqiptar, pjese te se cilit e kishte ndertuar edhe D.H. Ai qe kishte kuptuar etjen e Shqiptarve per TV dhe rendesine e mediave ne kontrollin e politikes, te cilen e perdorte per te ruajtur Monopolin mediatik qe kishte krijuar.
Kush ishte Dritan Hoxha??
Tani ishte pjese e bandave te Laprakës, i shërbente dikur Vajdinit. Minimalisht pranohet në heshtje nga të gjithë se Tani ulte sytë kur i dilte përpara Vajdini, njëlloj si një nuse e turpëruar.
Lapraksi i vogël Tani, si shumë çuna të tjerë që silleshin rrugëve, fillimisht shiste kafe e më pas u lidh me Vajdinin e shiste drogë.

Vajdini, ky “kryepolic” i kohës, Tani dhe gjithë eskorta e “policëve” të rekrutuar në atë kohë pa një kriter të shëndoshë, por shkurt për qëllime kriminale dhe banditeske nga vetë Vajdini.
Në fakt, dihet se Vajdini ishte mbreti i drogës në Shqipëri.

Pastaj i doli konkurrent Miri i Xhikes. Këlysh droge i Vajdinit dihet botërisht se është Tani. Por sa këlysha të tjerë si Tani kanë krijuar këta baronë të drogës?! Miri i Xhikes vdiq. Vajdini u ekzekutua barbarisht me tritol. Tani kishte mbetur akoma gjallë.
TE gjithe e quajne gjeni dhe askush Krijuesin e Monopolit te pare Shqiptar. Monopoli qe mashtroi 200.000 abonues duke i deturuar te abonoheshin 2 here,
Monopoli qe ka zaptuar Piramiden. Mendoni qe paguajne qera 1.5 dollarë për metër katrorë per nje vend te tille ne qender te Tiranes dhe kush jeton ne Tirane e di mire sa eshte qeraja ne qender te Tiranes, sigurisht 50 here me shtrenjte.
Ligji per trasmetimin e sinjalit tokesor eshte nje skandal i vertete qe mund te ndodh vetem ne Shqiperi.
E para,
pse askush nuk pyeti, cfare bente bashkeshorti dhe babai i kater femijeve, njeri prej te cileve vetem njevjecar, naten vone rrugeve te Tiranes me nje vajze ne makinen e tij?
E dyta,
cfare bente qytetari president i Top Medias me ate shpejtesi marramendese dhe vdekjeprurese rrugeve te ngushta te kryeqytetit, te frekuentuara shpesh edhe naten nga te rinj qe kthen nga lokalet, apo pastruese te zonave publike? Une thjesht e konsideroj nje vrases, sepse D.H. shkaktoi vdekjen e te rese Entela Hysko, por mund te kishte rrezikuar jeten e dhjetra njerezve te tjere qe ndodheshine ne rruget e qendres se Tiranes..
Dritani kishte derguar gruan dhe femijet ne Rome dhe vete shijonte jeten e nates ne Tirane, me makina lluksoze e nen shoqerine e femrave te bukura, ne nje Shqiperi ku edhe pse ke qene shites i vdekjes konsiderohesh si hero, ne nje Shqiperi ku degjenerimi moral eshte normalitet, ne nje Shqiperi ku te pasurhesh duke vjedhur emigrantet quhet zotesi, ndoshta kjo ishte finalja tragjike e nje komedie Shqiptare.

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Mafia e Terbuar Empty Re: Mafia e Terbuar

Post  Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum