Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ali Pashe Tepelena - Sabri Godo

Go down

Ali Pashe Tepelena - Sabri Godo Empty Ali Pashe Tepelena - Sabri Godo

Post  Shqiptari Sun Feb 15, 2009 3:53 pm

Mbi librin

Në hyrje të këtij romani, autori i tij thotë: “Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj “Ali Pashë Tepelenës”. Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbyllur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë. Para se të nisja këtë botim të tretë, shkova e pashë vendet ku ka jetuar e qeverisur Aliu, pashë qytetet, kalatë e muzetë dhe kalova në duar lëndë të re, çka s’kisha mundur ta bëja më parë. Sfondi mori gjallëri dhe Aliu u bë më i afërt.

Koha që jam marrë me Aliun, shtrihet në tridhjetë e pesë vjet, natyrisht, në periudha të caktuara. Për mua ka qenë një figurë që nuk mposhtet dhe që gjithnjë të mbetet diçka pa thënë. Tani unë shpëtova prej tij, por dhe ai nga unë. Nuk u përpoqa ta sajoj figurën e tij, po të zbuloj të vërtetën. E vërteta është se sot nuk di të them ku mbaron dokumentimi historik e ku merr vrull krijimtaria ime, sepse në vetëdijen time këto janë shkrirë e bërë një. Arti dhe kërkimet historike s’kanë fund, por ky është libri që e kam dashur e që mund të shkruaja unë për Aliun; dhe në të s’kam ndonjë gjë për të hequr, as për të shtuar”.

Mbi autorin

Sabri Godo ka lindur në Delvinë më 8 gusht 1929. Mori pjesë në luftën antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka patur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.
Ka botuar librat:
"Plaku i Butkës", Roman historik (1966);
"Zëra nga burime të nxehta", tregime (1972);
"Intendenti", tregim (1973);
"Skënderbeu" (1975)
"Prova e zjarrit", roman (1977);
"Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985);
"Ujërat e qeta", roman, (1988);
"Koha e njeriut", roman (1990).

Në janar të vitit 1991 s. Godo themeloi Partinë Repiblikane të Shqipërisë dhe ishte kryetar i saj për shtatë vjet. Aktualisht është kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie.

Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme.

"Ali Pashë Tepelena" është padyshim kryevepra e këtij autori. Një senjor analist i medias shqiptare ka thënë: "Nëse dëshiron të kuptosh shpirtin e qeveritarëve shqiptarë të sotëm dhe politikën tonë në tërësi, leximi i "Ali Pashë Tepelenës" së Godos është një parakusht.
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum