Hiqet nga tavolina flamuri Kosoves

View previous topic View next topic Go down

Hiqet nga tavolina flamuri Kosoves

Post  labivlor on Sat Feb 14, 2009 1:53 pm

TIRANË- Drejtoria e Aviacionit Civil bëhet protagoniste e një incidenti të shëmtuar me Kosovën teksa nuk kanë lejuar vendosjen e flamurit të saj në një tavolinë ku ndodheshin edhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare. Gjithçka është ideuar nga delegacioni serb dhe pala shqiptare është viktima e radhës, e cila ka hequr nga tryeza flamurin kosovar. Është vetë pala kosovare ajo që ka denoncuar këtë skandal duke e cilësuar si pabesi të kolegëve shqiptarë. Nga ana e tij, delegacioni kosovar, ka qëndruar deri në fund të mbledhjes, edhe pse i ishte hequr flamuri.

Në datat 4 dhe 5 shkurt në Tiranë është zhvilluar takimi i përfaqësuesve të Aviacioneve Civile të disa shteteve, ku organizator ishte Shqipëria. Të gjitha shtetet e pranishme në këtë takim janë anëtare të dy organizatave ndërkombëtare të aviacionit civil "Autoriteti i Përbashkët i Aviacionit" dhe "Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit", ndërkohë që Kosova ka marrë ftesë për këtë takim edhe pse ajo ende nuk është anëtare e këtyre dy organizatave. Që në fillim të takimit delegacioni serb ka kundërshtuar praninë e Kosovës duke kërkuar që përfaqësuesit e saj të largoheshin. Pas disa debatesh ka nisur mbledhja dhe secili prej delegacioneve kishte vendin e tij si dhe flamurin përkatës përpara. Pikërisht gjatë pushimit të parë ka ndodhur edhe një akt i shëmtuar nga pala shqiptare. "Të gjitha shtetet që ishin pjesëmarrëse në takim, përfshi edhe zyrtarët e Aviacionit Civil nga Kosova, e kanë pasur përpara flamurin. Mirëpo gjatë pushimit, përfaqësuesit serbë, kanë protestuar për faktin që Kosova është pjesëmarrëse e këtij takimi, në të njëjtën kohë kanë kërkuar që të largohet edhe flamuri. Gjatë pushimit të drekës është larguar flamuri kosovar", -tha dje drejtori i Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj. Sipas tij, Serbia që në fillim ka insistuar që Kosova të mos jetë pjesëmarrëse në këtë takim. Për këtë arsye Shqipëria si organizatore e takimit, nuk i ka rezistuar kërkesës së Serbisë, ndaj takimi ka vazhduar pa flamurin zyrtar të Kosovës.

"Jo vetëm heqja e flamurit, por edhe për pjesëmarrjen tonë në këtë takim Serbia ka qenë kundër",- ka bërë të ditur në vijim drejtori i Aviacionit Civil në Kosovë, Driton Gjonbalaj. Ai shpjegoi se delegacioni kosovar nuk është shumë i alarmuar për atë se çfarë ka ndodhur, pikërisht në shtetin e konsideruar "amë", pasi sipas tij për Kosovën ka qenë me rëndësi që ka qenë e ftuar nga këto dy organizata ndërkombëtare të aviacioneve civile. "Kjo mbledhje organizohet nëpër shtete të ndryshme anëtare të këtyre dy organizatave, ku kësaj radhe është mbajtur në Shqipëri. Organizimi është bërë nga Aviacioni Civil i Shqipërisë, nën patronazhin e këtyre dy organizatave ndërkombëtare",- ka thënë Gjonbalaj.

Gjonbalaj:
E rëndësishme është që ne morëm pjesë
Kreu i delegacionit të Kosovës e ka vlerësuar këtë gjest si një akt të pastër provokues nga ana e palës serbe, e cila që në fillim ka kërkuar që Kosova të largohet nga ky forum. "Rëndësia e këtij forumi ka qenë që Kosova është pjesë e një procesi, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Evropian",- tha Gjonbalaj. Sipas tij, "Autoriteti i Përbashkët i Aviacionit" dhe "Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit", merren me rregullat e sigurisë në komunikacionin e aviacionit civil, me certifikim, rregulla të licencimit të aeroplanëve, helikopterëve etj. "Kosova nuk është anëtare e tyre, mirëpo me rëndësi është që kemi marrë pjesë në këtë takim",- ka thënë Gjonbalaj. Ai bëri të ditur se pranimi në këto organizata bëhet me konsensus. Në këtë forum është folur për planet e këtyre dy organizatave dhe mundësinë për t'iu dhënë shteteve që nuk janë anëtare të BE-së të kenë njëlloj lidhjeje me këto organizata.



Institucionet heshtin për skandalin e flamurit
Lidhur me skandalin e heqjes së flamurit nuk ka pasur asnjë deklaratë nga zyrtarët Shqiptarë. Në departamentin e Informacionit të Këshillit Ministrave askush nuk ka dijeni për këtë ngjarje por shprehen të sigurt se kjo nuk ka mundësi të ndodhë. Ndërkohë që përfaqësuesit e Ministrisë së Transporteve, nga varet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nuk japin të dhëna në lidhje me ngjarjen. Të paditurin kanë bërë edhe zyrtarët në Kosovë. "Nuk mund ta komentoj këtë gjë, ngase nuk jam i informuar se çfarë ka ndodhur në Tiranë",- ka thënë shkurt zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës , Memli Krasniqi
gazeta shekulli

labivlor
Moderator
Moderator

Number of posts : 5
Registration date : 2009-02-08

View user profile

Back to top Go down

Turp

Post  Kushtrim on Sat Feb 14, 2009 10:00 pm

Nuk e kuptoj se si lejohen njerez te tille te kene poste zyrtare tek ne! Aq me turp qe nuk ndermerren masa kunder tyre (per vete do ti pushkatoja Twisted Evil )

Kushtrim
Moderator
Moderator

Number of posts : 10
Registration date : 2009-01-26

View user profile

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum