Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Alia: Kurre nuk do te lejojme resataurimin e pushtetit politik te armiqve tane

Go down

Ramiz Alia: Kurre nuk do te lejojme resataurimin e pushtetit politik te armiqve tane Empty Ramiz Alia: Kurre nuk do te lejojme resataurimin e pushtetit politik te armiqve tane

Post  I Pakapshem Fri Feb 13, 2009 12:53 am

Do te arrijme qe nga klasa komuniste te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesoje ne pushtetin politik te se ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Sistemi yne ka kapitulluar perballe atij kapitalisti, ndaj jemi te detyruar te ndryshojme strategji. Kjo strategji do te ndryshoje ne dy drejtime:
1. Ne respektimin e te drejtave te njeriut,
2. ne krijimin e pluralizmit politik.
Te drejtat se brenda nesh dhe mund te abuzohet me do deri diku, por pluralizmi do te behet se s'ben.
Kundershtaret tane do t'i nxisim qe te krijojne parti sa te duan, te majta, te djathta dhe te qendres, por gjithesesi keto parti do duhet te kontrollohen dhe te drejtohen nga ne. Programet e themelimit te ketyre, do t'i formulojme ne. Ne krye te ketyre partive, duhet te nxirren njerezit, qe te perkrahin strategjine tone. Partia qe do te marre pushtetin, do te shaje komunizmin, me themel e me cati. Ne kete menyre do te fitojme simpatine e perendimit, dhe te disidences antikomuniste. Ata qe jane neper burgje, te denuarit dhe te persekutuarit politike antikomuniste, do te flasin per ne, dhe do te na shajne. Dhe keta dihet qe e urrejne komunizmin, por do te na afrohen dhe do te na perkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre. Keta do t'i afrojme dhe do t'u japim pune te parendesishme, por kurre nuk do t'i leme te na marrin pushtetin, sepse ata sa te marrin fuqine, do te fillojne te hakmerren, ne keshtu do beheshim hyzmeqaret e tyre.
Ne zbatim te te drejtave te njeriut, duhet t'u japim edhe kompesim me para, te burgosurit politike t'i kompletojme, me komoditetet e banimit. Te sekuestruarve dhe te shpronesuarve do t'u japim nje leter ne dore qe t'u njihet prona, por asnjehere nuk do t'u japim pronen e tyre, dhe ne forma te ndryshme do t'i ngaterrojme me njeri-tjetrin. Ata do te kalojne neper gjykata, ku do zbatohen nga gjykata e shkalles se pare ne te dyten etj. dhe per defekte teknike, do te kthehen perseri ne te paren. Te burgosurit dhe te persekutuarit, jane te moshuar dhe nuk kane fuqi, dhe jane te parrezikshem. Duhet te kemi kujdes nga femijet e tyre, por keta duke iu dhene nga nje pashaporte dhe duke iu bere presion, do t'i largojme nga Shqiperia. Ata do te pretendojne, kundershtojne apo do te kembengulin, do te lendohen e do te ndeshkohen. Pasuria e tyre na perket neve, sepse ne e beme.
Materiali qe me dergoi Gorbacovi, kam dy vjet qe po e studioj. Ata sovjetiket kane ecur shume perpara per kete ju jeni ne dijeni, sikur edhe i keni studiuar edhe me pare keto probleme.
Ne kemi kuadro sa per Shtate Komitete Qendrore, ndaj nuk ka asnje arsye qe te kemi frike. Ne kemi studime dhe platformat gati per zbatim. Do te jene me shume intelektuale, qe do te na kundershtojne, por ketyre do t'ua mbyllim gojen, dhe do t'u japim nga nje cope pune. Nje shqetesim mund te na krijojne intelektualet pensioniste. Ketyre do t'u afrojme krijimin e Shoqates te Veteraneve te Luftes dhe te Punes, pastaj do t'u japim nga nje minipension dhe do t'u mbajme iso.
Kosova eshte ne pragun e shpalljes te kushtetutes. Le te bejne si te duan, sepse ne kemi platformen tone, cdo gje e kemi te programuar. Strategjine e kemi te gjithe te qarte. Neper perputhje me kete strategji kemi percaktuar edhe rruget per zbatimin e qellimit dhe te misionit tone. N e nje propagande ekstreme, kunder komunizmit dhe me disa ndeshkime te vogla, sa per sy e faqe, ndaj nomeklatures te larte komuniste.
Ne komunistet reformatore do te zbatojme strategjine tone ne ekonomi, sipas se ciles kapitalistet dhe pronaret e ardhshem, ne nje vend socialist, te jemi Ne dhe njerzit tane. Me kete strategji, brenda 2-3 legjislaturash, do te arrijme qe nga klasa komuniste, te krijojme klasen kapitaliste, e cila do te na perjetesojne ne pushtetin politik te se ardhmes, qe e kemi planifikuar dhe po e pergatisim vete. Te jemi te sigurte, qe e ardhmja do te jete e jona. Kurre nuk do ta lejojme restaurimin e pushtetit politik te armiqeve tane. E ardhmja e femijeve tane do te jete e mrekullueshme, per kete kemi derdhur gjak, dhe do te derdhim perseri (1997 kjo, shenimi im), po te jete nevoja. Shqiperine do ta gezojme ne dhe femijet tane. Nese ndodh, qe te na marrin pushtetin, dhe te na rrezikojne, atehere harram na qofte, nese nuk do te dime te mbrojme fitoret e arritura, qofte dhe me gryken e pushkes si ne rinine tone. Prandaj gjithmone ne jemi te pergatitur, per te dyja rruget e mbajtjes se pushtetit: rrugen paqesore dhe rrugen e luftes se armatosur. Ne jemi pergatitur, per te dyja rruget, dhe per kete kemi organet tona te dhunes, dhe njerez teper te vendosur qe i kemi pergatitur gjithe keto vite me mund dhe sakrifica. Mjere ata qe do te guxojne te na dalin perparae te na kundervihen. Ndaj mbajeni moralin lart dhe mos u frikesoni. Nese lind nevoja do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te jashtem ideologjike ne pushtet, te cilet nuk eshte nevoja per tua permendur.
Pavaresisht problemeve qe na ndajne me ta, keni parasysh, se na bashkon kauza jone e perbashket, qe eshte pushteti i komunisteve, pavaresishte nga nuancat dhe diskondancat e perkohshme. Pervec aleateve ideologjike, nese do te jete nevoja, do te kemi edhe mbeshtetjen e aleateve te perendimit, me te cilet kemi ruajtur fijet e lidhjeve te vjetera per hir te interesave te medha. Shoku Enver dhe une, i kemi ruajtur keto lidhje te domosdoshme dhe jetike, ne fund te fundit garantojne pushtetin tone popullor, te cilin do ta ruajme si syte e ballit. Dhe tani edhe ne te ardhmen dhe pergjithemone, pavaresisht nga rrethanat e veshtira aktuale, ndaj sido qe te rrokullisen punet, uji do te rrjedhe ne mullirin tone. Per kete, te jeni te garantuar sot e pergjithmone. Kerkoj nga ju, qe te shtrengoni rradhet dhe te mos dekurajoheni nga keto situata te veshtira qe po kalojne, sepse ne fund te fundit rendesi ka pushteti, qe do te jete plotesisht yni.
Ju uroj pune te mbare dhe mobilizim dhe mendje te kthjellet! Mbani mend: Fitorja dhe pushteti do te jene perjetesisht tonat! Do te bisedojme dhe do te vendosim perseri me evoluimin e situatave.

Pune te mbare!
Me kaq mbledhja mori fund.
Diten e mire dhe mirupafshim!

Tetor, 1989.

Marre nga gazeta "Illyria" f. 11 2/19/04

I Pakapshem
New User
New User

Number of posts : 8
Registration date : 2009-02-09

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum