Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëzohet projekt buxheti i bashkisë së Durrësit.

Go down

Rrëzohet projekt buxheti i bashkisë së Durrësit. Empty Rrëzohet projekt buxheti i bashkisë së Durrësit.

Post  Shqiptari Tue Feb 24, 2009 9:25 pm

DURRËS- Rrëzohet projekt buxheti i bashkisë së Durrësit. Pas hedhjes në votim, të djathtët në këshill që kanë edhe mazhorancën nuk e kanë miratuar buxhetin e vitit 2009 për qytetin e Durrësit. Sipas këshilltarëve demokratë, buxheti ka nevojë për përmirësime dhe para votës pro, është e nevojshme të bëhet transparenca e buxhetit të vitit të shkuar. Kërkesë që sipas socialistëve është vetëm një justifikim për të bllokuar politikisht buxhetin.
Me 20 vota kundër dhe 18 pro, buxheti u rrëzua. Menjëherë pas përfundimit të votimit 24 e këshilltarët e partive të djathta braktisën mbledhjen, ndërsa në sallë kanë ngelur vetëm këshilltaret e socialisteve dhe të LSI të cilët kanë debatuar mes tyre. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako e ka cilësuar si politike këtë manovër të përfaqësuesve të së djathtës në Durrës, që do të ketë pasoja në shumë aspekte të jetës së banorëve të këtij qyteti.
Mbledhja
Pas debateve të shumta, Këshilli Bashkiak ku shumicën e kanë forcat e djathta, shtyn projektbuxhetin e Bashkisë së Durrësit për 2009-ës. Ata janë justifikuar me kërkesën për të bërë përmirësime që shikohen si të nevojshme nga anëtarët e koalicionit të PD-së, të cilët kanë dhe mazhorancën në këtë këshill. Megjithëse është theksuar se këto debate duhej që të bëheshin në komisionet që janë mbledhur me parë për diskutimin e këtij projekt buxheti, të djathtët kanë këmbëngulur që të mos bëhet miratimi. Sipas pretendimeve të palëve kundërshtare, buxheti ka nevojë për përmirësime në dy pika. Atë të rishqyrtimit të analizës vjetore të të ardhurave të 2008 si dhe rregullime në projektin e arsimit dhe gjelbërim-pastrimit. Sipas anëtarit të grupit të këshillit bashkiak të PD-së, Seit Kërtusha, mazhoranca nuk e kundërshton projektbuxhetin, por duan të bëjnë transparencë në të ardhurat vjetore të 2008 dhe ka kërkuar një mbledhje të dytë për ta miratuar. Deklarata e anëtarit të PD-së është hedhur poshtë nga Roland Xhelili, anëtar i PS-së, i cili ka pohuar se shtyrja e buxhetit është krejtësisht politike.
Ndërsa qëllimi i vetëm është shtyrja e buxhetit deri në momentin e fundit që përcakton edhe ligji. Kërkesën për transparencë për të ardhurat vjetore të 2008, Xhelili e ka cilësuar si të padrejtë pasi, sipas tij ligji më i fundit për projekt-buxhetin nuk e përmban. Gjithashtu në mbrojtje të miratimit të projektbuxhetit kanë dalë dhe anëtarë të LSI-së të cilët janë shprehur pro, duke mos e kundërshtuar miratimin e tij. Vasil Billo anëtar i këshillit bashkiak i forcës politike të LSI-së është shprehur pro analizimit të të ardhurave vjetore të bashkisë për 2008, por jo të përmbysin projekt-buxhetin 2009.
Projekt buxheti
Projekt buxheti i 2009-s, i bashkisë Durrës, parashikonte 341 milion leke investime në infrastrukturën rrugore, 94 milion lekë investime në shërbimet publike, 19,4 milion leke investime në sport e kulturë, 19 milion leke investime në arsim, 15,5 milion lekë investime në fushën e shërbimeve sociale, mbi 5,6 milion lekë në strehim( 60 % nga kredia prej 3,341.410 eurosh që bashkia ka nënshkruar me CEBI për ndërtesat sociale 342 apartamente).

Poshte e djathta!
Poshte e majta!
Rrofte Shqiperia!!
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum