Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çashku: Larg duart nga akademia. Reagon Avokati i Popullit

Go down

Çashku: Larg duart nga akademia. Reagon Avokati i Popullit Empty Çashku: Larg duart nga akademia. Reagon Avokati i Popullit

Post  Shqiptari Tue Feb 24, 2009 9:20 pm

Çashku: Larg duart nga akademia. Reagon Avokati i Popullit
SHEKULLI ONLINE | 24/02/2009 | LAJM I FUNDIT | 10 KOMENTE | SHARE | - +
TIRANË- Pas konfliktit të krijuar në akademine 'Marubi' ka reaguar Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit shprehu mospajtim me veprimet e policisë ndaj studentëve dhe pedagogëve të shkollës "Marubi", të shoqërisë "Orafilm", me administrator kineastin Kujtim Çashku.
Sipas deklaratës, "organet e policisë, para se t'i jepnin mbështetjen në terren subjektit juridik "Alba Film" sha, duhet të kishin studiuar me kujdes dokumentacionin e paraqitur prej këtij subjekti".
Institucioni i Avokatit të Popullit bëri të ditur se po heton veprimet e punonjësve të policisë pas kërkesës së bërë nga z.Çashku, se forca policie, shkuan në ambientet që posedon shoqëria e tij dhe ushtruan dhune fizike mbi te dhe studentet.
Avokati i Popullit kujton një nga nenet në ligjin "Per arsimin e larte ne RSH", sipas të cilit, shteti garanton paprekshmerine e institucioneve te arsimit te larte dhe nderhyrja e organeve te policise ne mjediset e tyre behet vetem me kerkese dhe leje te titullarit te institucionit te arsimit te larte. Vetem ne rastet e kryerjes se nje krimi flagrant apo te nje fatkeqesie natyre, policia ka te drejte qe te nderhyje edhe pa lejen e titullarit. Cenimi i ketyre institucioneve ndeshkohet sipas dispozitave ligjore ne fuqi.

Cashku: Larg duart nga Akademia
Regjisori Kujtim Çashku ka dalë nga Komisariati nr.4 në Tiranë ku qëndroi për rreth dy orë. Ai i ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore të rrinë larg akademisë. "I bëj thirrje autoriteteve dhe njerëzve që kanë mundësi të gjejnë formula që çojnë në tensionime situatash dhe studentëve të kenë përmbajtjen dhe qetësinë e duhur", u shpreh Çashku.
Më pas ai ka shpjeguar atë çfarë ndodhi sot në oborrin e ish-Kinostudios. "Në oborr po kryheshin dëmtime ndaj një investimi të kryer. Po dëmtohet kinoteatri, pemët që ndodhen atje, po dëmtohet dhe ekrani i madh ku ne do të fillonim festivalin. Gjithë kjo ndodh në momentin që studentët ishin në sezon provimesh", u shpreh Çashku.
Më pas ai i ka drejtuar një thirrje qeverisë ku i kërkon të mbajë distancë nga institucionet e artit. "Mos dëmtoni një institucion të shenjtë siç është kjo akademi. Është pasuri publike, duhet ruajtur nga të gjithë", shprehet regjisori, ndërsa i drejtohet dy ministrave Ruli dhe Pango të mos bëjnë deklarata që tensionojnë situatën, por të gjejnë një zgjidhje për këtë problem.
Konflikti, shoqërohet në komisariat Kujtim Çashku dhe 4 student

ora: 11: 14
TIRANË-Policia e shtetit ka shoqëruar në Komisariatin nr. 4 të kryeqytetit, rektorin e Akademisë "Marubi", Kujtim Çashku dhe studentët Eol Çashku (i biri) Bashkim Rodomi, Sabir Kanaqi dhe Rojal Delezi. Konflikti i nisur prej disa ditësh mes Akademisë së Filmit "Marubi" dhe Alba Fimit për ambjentet e oborrit jashtë kësaj akademie u finalizua sot me heqjen e objeketeve nga ky oborr.
Policia kishte kërkuar ditë më parë që të hiqeshin nga oborri objektet që sipas Alba Filmit (ndërmarrja shtetërore e filmit) nuk i përkasin kësaj akademie.
Siç bën të ditur policia, gjatë kësaj zhvendosjeje Çashku ka goditur punonjësit që po hiqnin objektet. Për pasojë i janë vënë prangat dhe është shoqëruar me furgonin e policisë në komisariatin nr.4. Si bashkëpunëtorë janë shoqëruar edhe studentët e tij.

Ultimatumi për të lëshuar këtë mjedis i cili thuhet se do t'i jepet Top Channelit, ka përplasur rektorin e shkollës, Kujtim Çashku, dhe studentët e tij, me grupin që deri në mbrëmje nuk është lejuar të ndërhyjë në godinë.


Konflikti shpërtheu më datë 21 shkurt
Fatmir Musaj drejtori i Alba Film studio nisi nga zbatimi atë që pati njoftuar ditë me pare ultimatumin drejtuar Akademisë së Filmit dhe të Multimedias Marubi, për të liruar dhe dorëzuar sipërfaqen e oborrit me argumentin se kjo përdoret "në mënyrë të kundraligjshme dhe pa asnjë tagër ligjor (lulishtja përpara godinës së ish Repartit të Zërit)."
Me date 21 shkurt, ai bashkë me studentët u bë mur i pakalueshëm për grupin që vinte nga jashtë dhe tentonte të hynte me forcë. Të rinjtë përpiqeshin të evitonin nguljen e "kunjave" ku do të kapej rrjeta e telit që megjithë rezistencën, e rrethoi dje oborrin e Akademisë së Filmit. Kishte tension se mos gjendja mund të përfundonte në përleshje.
Po me date 21, Çashku me Musajn shkëmbyen fjalë mes tyre i pari duke thënë se "ky njeri që po përpiqet të zbatojë ligjin vjen era alkool" kurse tjetri i përgjigjej se "me alkool apo pa alkool ligjin do ta zbatoj". U hodhën parulla si "Marubi është i lirë", "Poshtë Sali Berisha", "Poshtë diktatura", "Poshtë Ylli Spango", "Liri demokraci", "E duam Shqipërinë si gjithë Evropa", që të kujtonin thirrjet e mitingjeve të orëve të para pas ndërrimit të sistemeve, duke identifikuar në këtë mënyrë se ky ishte një akt politik i qeverisë aktuale e cila, në stinën para fushate, thuhet se në këtë territor të gjelbër që u shërben studentëve mbi të gjitha si vend xhirimi dhe si kinema verore, ka për të sjellë TV Top Channel.
Kjo është hapësira për të cilën Akademia ndodhet sot në konflikt me shtetin. Në bazë të një vendimi qeverie nr. 1445 dt 29.10.2008, rektori Çashku është urdhëruar që të lirojë ambientet e shkollës brenda orës 13.00 të dt. 21.2.09. Nderkohe rektori i kesaj shkolle disponon gjithe dokumentat, në bazë të të cilave këto ambiente janë në dispozicion të 'Marubit'.
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum