Paskal Milo, boton librin “Ditari i një ministry të Jashtëm - LibPaskal Milo, boton librin “Ditari i një ministry të Jashtëm ( Libër shumë interesante)

View previous topic View next topic Go down

Paskal Milo, boton librin “Ditari i një ministry të Jashtëm - LibPaskal Milo, boton librin “Ditari i një ministry të Jashtëm ( Libër shumë interesante)

Post  Kushtrim on Mon Feb 23, 2009 10:53 pm

Në 10 vjetorin e Konferencës së Rambujesë, historiani, diplomati dhe politikani i njohur Paskal Milo boton “Ditarin e një ministri të Jashtëm”. Të thënat e të pathënat e librit janë një ndihmesë e çmuar për të kuptuar realisht ato që kanë ndodhur gjatë kohës së Konfliktit, në Kosovën e pasluftës e deri më sot. Ky është një libër memorial - dokumentar i rëndësishëm që vjen në kohën e duhur, në 10-vjetorin e Konferencës së Rambujesë, që hodhi themelet për zgjidhjen e të ardhmes së Kosovës dhe përvjetorit të parë të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, si rrjedhojë e kësaj Konference. Autori i librit, historiani, diplomati dhe politikani i njohur Paskal Milo, ka qenë ministër i Jashtëm i Shqipërisë në vitet 1997 - 2001, në momentet nga më të rëndësishmet dhe më të vështirat të historisë së kohës së sotme për vendin dhe botën shqiptare në Rajon, që njihen tashmë në historiografi dhe media si vitet e konfliktit në Kosovë. Konciz dhe i drejtpërdrejtë, i përpiktë, shkruar këndshëm dhe me ngjyra letrare, "Ditari" i Milos, i hedhur në letër në momentet kur kanë ndodhur ngjarjet dhe i botuar me besnikëri sipas shënimeve të asaj kohe, është një kontribut i vyer për të kuptuar atmosferën kur u zhvilluan ngjarjet dhe ku vepruan aktorët kryesorë të këtyre viteve, personalitetet më të njohur të botës shqiptare dhe ata ndërkombëtarë. Të vërtetat që dalin nga botimi i këtij libri, të thëna e të pathëna për arsye të ndryshme gjatë këtyre 10 vjetëve, janë një ndihmesë e çmuar për të kuptuar realisht ato që kanë ndodhur gjatë kohës së Konfliktit, në Kosovën e pasluftës e deri më sot. Përpos vlerave njohëse dhe rëndësisë për historinë, idetë dhe mesazhet që marrim nga ky libër - ditar janë të shumta, por stigmatizimi i natyrës kriminale të regjimit të Millosheviçit, mbështetja e fuqishme dhe e vendosur ndërkombëtare, qëndrimi i vendeve fqinje, roli historik i vendimit të vështirë të Delegacionit Shqiptar për të firmosur në Rambuje, qëndrimi i secilit anëtar delegacioni dhe sa ndikoheshin nga pozicionet politike që përfaqësonin janë disa prej kulmeve që ngjallin dhe më shumë kuriozitet për lexuesit.

Kushtrim
Moderator
Moderator

Number of posts : 10
Registration date : 2009-01-26

View user profile

Back to top Go down

View previous topic View next topic Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum