Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena

2 posters

Go down

Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena Empty Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena

Post  labivlor Sat Feb 14, 2009 2:17 am

Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena Dsc_0110 Gjyqit kundër dy djemve nga fshati Toç i Tepelenës, të cilët organizuan vjet një tubim proteste kundër qëndrimeve antishqiptare të Spiro Kserës dhe Vasil Bollanos ka nxitur organizimin e një tubimi proteste në Gjirokastër. Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili akuzohen për kryerjen e veprës penale të organizimit të paligjshëm të tubimeve dhe gjyqi i tyre është zhvendosur dje nga Tepelena në Gjirokastër. Atmosfera e katër seancave të mëparshme gjyqësore të paraprira nga protesta të shoqatave atdhetare në Tepelenë, u ripërsërit dje në Gjirokastër. Në qendër të lagjes "18 Shtatori" të qytetit, përveç bashkëfshatarëve dhe përkrahësve të dy të rinjve nga Tirana, Fieri, Vlora, Mallakastra e Tepelena, janë bashkuar edhe fituesi i "Big Brother Albania" Arbër Çepani, aktori i humorit, Gazmir Paja, dhe lideri i G99, Erjon Veliaj.


Tubimi

Qindra qytetarë të Gjirokastrës dhe mbështetës të tjerë të ardhur nga vise të ndryshme të vendit nisën të këndojnë këngë patriotike, të shpalosin flamuj kombëtarë të përmasave të mëdha, ndërkohë që në qendër të podiumit u vendos një hartë e madhe me kufijtë e Shqipërisë Etnike. Pas interpretimit të Himnit Kombëtar, oratorë të shumtë nga kjo tribunë i kanë bërë thirrje fillimisht prefektit Ksera dhe kryebashkiakut të Himarës, Bollano, që të japin dorëheqjen, sepse kanë shkelur Kushtetutën e Shqipërisë dhe i janë drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, Kryeprokurores Ina Rama dhe Kryeministrit Sali Berisha që nëse nuk japin dorëheqje të shkarkohen dhe më parë të hapet çështje penale për Spiro Kserën dhe Vasil Bollanon për fyerje të dinjitetit kombëtar shqiptar dhe shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve shqiptare. Organizatorët e këtij tubimi, veprimtarët e Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, shoqata "Çamëria", shoqata "Labëria", Shoqata e ish-Ushtarakëve të Liruar, lëvizja "Mjaft" etj., kanë ftuar në podium liderin e partisë më të re shqiptare, Partia Lëvizja G99, Erion Veliaj, i cili në fjalën e tij ka theksuar faktin se, "I duhet dhënë fund njëherë e mirë kësaj farse që për çudinë e të gjithëve zhvillohet në mënyrën më të pamoralshme nga institucionet e drejtësisë së shtetit shqiptar të vitit 2009, të cilat orvaten të dënojnë qytetarët e thjeshtë vetëm pse duan atdheun e tyre". Edhe aktori i njohur i "Portokallisë", Gazmend Paja, duke marrë fjalën shprehu habinë dhe zhgënjimin e tij për indiferencën e shtetit dhe mungesën e profesionalizimit të prokurorisë dhe gjykatës, pasi në këtë rast prokuroria dhe gjykata nuk merren me shkaktarët e shpërthimit të ndjenjës së ligjshme kombëtare, por me disa njerëz të thjeshtë që me mjaft kulturë dhe dinjitet kanë shprehur ndjenjat e tyre të atdhedashurisë. Është shoqëruar me brohoritje "O sa mirë me qenë shqiptar" dhe me duartrokitje e këngë patriotike, ngjitja në podiumin e protestës e fituesit të parë të "Big Brother Albania" Arbër Çepani, i cili pas fjalës së tij mbështetëse ndaj qëndrimit atdhetar të dy të rinjve, i ka ftuar të pranishmit për të ecur në këmbë drejt Gjykatës së Gjirokastrës, ku do të zhvillohej seanca e radhës në ngarkim të dy të rinjve.


Gjyqi

Gjatë seancës gjyqësore, është vazhduar me dëgjimin dhe pyetjen e dëshmitarëve nga prokurori Përparim Mele, i cili në përfundim të saj ka kërkuar nga trupi gjykues shpalljen fajtor të dy të rinjve, duke kërkuar dënimin e tyre me një gjobë prej 100 000 mijë lekësh për secilin. Avokati i dy të rinjve, Xhafer Meçe, ka kërkuar shpalljen e tyre të pafajshëm, ndërkohë që ka shprehur çudinë se si akuza që mbron shtetin nuk mbron këta të rinj që dolën për të mbrojtur dinjitetin e kombit. Sipas tij, në Kodin e Procedurës Penale parashikohet edhe rasti i penalizmit të personave që fyejnë dinjitetin kombëtar dhe ka kërkuar që prokuroria të hapë proces edhe për Bollanon dhe Spiro Kserën. Vendimi për dy të rinjtë do të jepet më datë 16 shkurt.

Akuza

Reaguan kundër qëndrimeve të prefektit të tyre


Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë, Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili, zë fill më 28 qershor të vitit të kaluar, kur ata së bashku me shumë banorë të tjerë të fshatit Toç të Tepelenës kanë organizuar një tubim proteste në hyrje të fshatit në rrugën nacionale Tepelenë - Fier, për të protestuar ndaj deklaratave antishqiptare të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, si dhe ndaj prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, për pjesëmarrjen e tij në një takimin "panepirot" në Konicë të Greqisë. Dy të rinjtë të mbrojtur nga avokat Xhafer Meçe, janë prej gjashtë muajsh nën gjykimin e gjyqtarit të qarkut gjyqësor të Gjirokastrës, Shkëlqim Mustafa, ndërkohë që prokuror i çështjes ka qenë Përparim Mele. Orgen Hasanbejkaj dhe Luan Halili vazhdojnë të gjykohen në gjendje të lirë për akuzën organizim i tubimit të paligjshëm, vepër kjo e parashikuar nga neni 262 i Kodit të Procedurës Penale.
Marre nga gazeta Shqip.Fotoja nga labivlor 14/01/2009 ne Tepelen

labivlor
Moderator
Moderator

Number of posts : 5
Registration date : 2009-02-08

Back to top Go down

Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena Empty Re: Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena

Post  Shqiptari Sat Feb 14, 2009 2:37 am

labivlor wrote:Gjirokastra ne protest kundra denimit te djemve nga tepelena Dsc_0110

Kjo është Rinia Shqiptare qe i duhet Vatanit!!
Një Shpirt, një Gjak, një Komb!!!
Rroftë Shqipëria!
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum