Rilindja
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Statuti i LRK-ës

Go down

Statuti i LRK-ës Empty Statuti i LRK-ës

Post  Shqiptari Sun Feb 08, 2009 10:49 pm

Statuti i Lëvizjes Rilindja Kombëtare
Paraqitje
Neni 1
Lëvizja e Rilindjes Kombëtare është formacioni politik i pavarur, që bashkon Shqiptarët me qëndrim brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë të Republikës Shqiptare pavarësisht nga seksi, feja dhe gjendja shoqërore. Lëvizja e Rilindjes Kombëtare vepron në cdo pjesë të Republikës së Shqipërisë, në tokat etnikisht shqiptare dhe në vendet e tjera ku jetojnë shqiptarë. Respekton liritë e njohura prej konventash ndërkombëtare.

Neni 2
Emri i plotë i Lëvizjes është Lëvizja e Rilindjes Kombëtare dhe sigla e saj është L. R. K, e cila përdoret në vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të Lëvizjes.
une jam deshmor per ty shqiperi
Neni 3
L. R. K ka vulën e saj e cila është në formë rrethore me simbolin e L. R. K.

Neni 4
Detyrat e Rilindjes
Rilindja i ngarkon vetes:
Luftën për zhvillimin politik, ekonomik dhe kulturor te popullit Shqiptar
Luftën për bashkimin trupor dhe shpirtëror të popullit Shqiptar
Luftën për krijimin e një Shqipërie të Fortë e të Drejtë.





Neni 5

Pranimi i anëtarëve në Levizje bëhet në bazë të kërkesës së secilit dhe mbas miratimit të kërkesës nga Këshilli i Degës/Nëndegës ku pranohet. Anëtaret pranohen, pavarësisht nga besimet fetare, gjinija, apo gjendja ekonomike. Anëtarët e Lëvizjes janë Shqiptarë me banim brenda ose jashtë Atdheut, që pranojnë programin dhe statutin e saj dhe që marrin pjesë në një nga strukturat organizative të saj.
Nuk pranohen të hyjnë në L.R.K
i) Ata që përhapin pikëpamje dhe ide antikombëtare, antikushtetuese dhe raciste
ii) Ata që bëjnë pjesë në një lëvizje tjetër

Neni 6
Detyrat e Anëtarëve
Cdo anëtar duhet:
Të mbrojë Atdheun dhe Kombin
Të respektojë Statutin e Lëvizjes
Të zbatojë vendimet e Lëvizjes
Të marrë pjesë aktivisht në veprimtarinë e degës ku bën pjesë.
Të respektojë ligjet e Republikës së Shqipërisë
Të luftoj degradimin politik, kulturor, dhe ekonomik e Shqiperisë, jashtë dhe mbrenda Atdheut
Të punojë aktivisht për t`iu dhënë jetë qëllimeve të Lëvizjes dhe për të realizuar vendimet e saj


Neni 7
Anëtari i L.R.K ka këto të drejta:
Të propozojë dhe të propozohet si kandidat në të gjitha organët e Lëvizjes, dhe në zgjëdhjet e përgjithshme si perfaqësues i Rilindjes
Të zgjedhë dhe të zgjidhet në të gjitha organet e Lëvizjes
Të shprehë mendimin e tij mbi cdo vendim e aktivitet të Lëvizjes
Të jetë i barabartë me të gjithë anëtarët e tjerë të Lëvizjes pavarësisht nga vëndi qe ka në Lëvizje
Të largohet nga Rilindja kur të dëshirojë duke njoftuar me shkrim degën/nëndegën ku bën pjesë

Neni 8
Humbja e anëtarësisë
Anëtari i L.R.K mund të dalë nga Lëvizja me deshirë të vet në cdo kohë. Për këtë njofton me shkrim degëm/nëndegën, në të cilen bën pjesë.
Kur nuk merrë pjesë në veprimtarinë e Degës/Nëndegës në të cilen bën pjesë.
Përjashtohet nga Lëvizja, kur shkelë rëndë vendimet e mblidhjët e saj.
Kur nuk mungon më shumë se 14 herë në Mbledhjet e Degës/Nëndegës, në të cilen bën pjesë.
Kur nuk realizohen detyrimet e caktuara në këtë Statut.

Neni 9
Rezultatet e Humbjes së Anëtarësisë

Sipas shkallës së përgjegjësisë merren këto masa
Shkarkohet nga posti që ka përfituar nga qënia në Lëvizja
C' regjistrohet nga Lëvizja
Anëtari i përjashtuar ka të drejtën e apelit brenda 30 ditëve në Këshillin Rregullor, i cili ka të drejtën e ndryshimit ose të anullimit të masës ndëshkimore brenda 60 ditëve.


Struktura ogranizative e L. R. K

Neni 10


Skema organizative e Lëvizjes brenda territorit të Republikës së Shqipërisë ngrihet mbi bazën e ndarjes administrative shtetërore. Ndërsa jashtë këtij territori, ngrihet në përputhje me kushtet e vendit ku ekzistojnë anëtarët e L.R.K.


Nëndega


Neni 11

Nëndega krijohet me vendim të Këshillit të Degës dhe me miratim të Këshillit të Lartë të L.R.K. Në çdo rast numri i anëtarëve të nëndegës duhet të jetë jo më pak se 50.

Mbledhja e Nëndegës

Neni 12

Mbledhja e Nëndegës zë vend 2 herë në muaj, në qendrin e nëndegës, i cili përcaktohet nga Këshilli i Nëndegës.
Në atë kanë të drejtë pjesëmarrje anëtarët e nëndegës, dhe anëtarë të tjerë sipas shkallës së pëgjegjësisë.
Në mbledhjen e nëndegës:
Zgjidhen 2 anëtarët të Këshllit të Nëndegës
Organizohen Projekte, të vendosura nga Këshilli i Lartë/i Degës ose nga anëtarët e Nëndegës me vendim të Këshillit i Nëndegës
Pranohen anetarë ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit
Anetarësohen anetarë ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit
Perjashtohen anetarë nga Nëndega ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit

Këshilli i Nëndegës

Neni 13

Këshilli i Nëndegës është organi drejtues i nëndegës, i cili përbëhet nga 2 anëtarë të cilët zgjidhën nga anëtarët e nëndegës në mbledhjen e nëndegës. Këshilli i Nëndegës:
merrë vendime në nivel lokal
zbaton vendimet e Dëges/Këshillit Rregullor/Këshillit të lartë në nivel lokal
lufton për qellimet e Lëvizjes në nivel lokal

Dega

Neni 14

Dega krijohet me vendim të Këshillit të Lartë të L.R.K. Në çdo rast numri i anëtarëve të nëndegës duhet të jetë jo më pak se 150.

Neni 15
Mbledhja e Degës zë vend 1 herë në muaj, në qendrin e degës, i cili përcaktohet nga Këshilli i Degës
Në atë kanë të drejtë pjesëmarrje anëtarët e degës, dhe anëtarë të tjerë sipas shkallës së pëgjegjësisë.
Në mbledhjen e degës:
Zgjidhen 3 anëtarët të Këshllit të Degës
Organizohen Projekte, të vendosura nga Këshilli i Lartë ose nga anëtarët e degës me vendim të Këshillit të Degës
Pranohen anetarë ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit
Anetarësohen anetarë ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit
Perjashtohen anetarë nga dega ne përputhje me Nenet 5-9 te Statutit

Këshilli i Degës

Neni 16

Këshilli i Degës është organi drejtues i Degës, i cili përbëhet nga 3 anëtarë të cilët zgjidhën nga anëtarët e Degës në mbledhjen e Degës. Këshilli i Degës:
merrë vendime në nivelin e degës, të cilat zbatohen nga nëndegat.
zbaton vendimet e Këshillit Rregullor/Këshillit të lartë në nivelin e degës
lufton për qellimet e Lëvizjes në nivelin e degës

Këshilli Rregullor

Neni 17

Këshilli Rregullor përbëhet nga 1 anëtar të Lëvizjes ne çdo nëndegë, dhe 2 anëtarë në çdo degë. Këta anëtarë zgjidhen nga Këshilli i Nëndegës/Degës. Këshilli Rregullor:
kontrollon zbatimin e Statutit
regjistron vendimet e organeve drejuese të Lëvizjes

Mbledhja Kombëtare e Lëvizjes

Neni 18
Mbledhja Kombëtare e Lëvizjes zë vend 1 herë në vit .Në atë zgjidhen 2 anëtarë të Këshillit të Lartë nga anëtarët e Lëvizjes, dhe merren vendime të cilat zbatohen nga organet e Lëvizjes.

Këshilli i Lartë

Neni 19

Këshilli i Lartë është organi kryesor i Lëvizjes. Këshilli i Lartë përbëhet nga 5 anëtarë, 3 të përhershëm, dhe 2 anëterë të cilët zgjidhen nga Mbledhja Kombëtare e Levizjes. Anëtarët të Këshillit të Lartë, që zgjidhen nga Mbledhja Kombëtare e Levizjes janë anëtarë të Këshillit të Lartë për 3 vite. Pas kësaj periudhe, Mbledhja Kombëtare e Levizjes zgjedh përseri anëtarë të Këshillit të Lartë. Këshilli i Lartë merrë vendime për gjithë këshillat edhe mbledhjet, të cilat zbatohen në përputhje me Statutin.
Shqiptari
Shqiptari
Admin
Admin

Number of posts : 26
Registration date : 2009-01-18

https://rilindja.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum